Kurti takim me Sorensen: Kosova e gatshme për dialog konstruktiv në Bruksel

14 Janar 2026 | 15:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Gjatë takimit, Kurti foli lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit ku theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik.

Sipas tij kjo garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Kosovës.  Ai vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi.

Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel. Ai theksoi rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiç në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të Millan Radoiçiç dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit.

Sipas tij këto janë garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mblidhet në orën 11:00.   Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e...
18:28 | 26/06/2026

Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore

Fëmijët shqiptarë të fshatit Kosturnik në rajonin e Kumanovës mund të mbeten pa shkollën e tyre fillore, pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar mbylljen. Sipas...
16:08 | 26/06/2026

Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës

Me rastin e shënimit të 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori Mentor Hasani dhe studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, organizuan një...
16:01 | 26/06/2026