Mukoza kërcënon detin Marmara, presidenti turk Erdogan zotohet se do të shpëtojë ujërat detarë
Presidenti turk, Recep Taip Erdogan zotohet se do të shpëtojë detin Marmara të Turqisë i cili është pushtuar nga një shtresë e trashë e quajtur mukoza detare.
Kjo mukozë është përhapur në bregdetin jugor të Stambollit në nivele alarmante dhe po paraqet një kërcënim në rritje për jetën detare dhe industrinë e peshkimit.
Ndryshimi i klimës dhe ndotja mendohet se kanë kontribuar në përhapjen e lëndës organike, e njohur gjithashtu si mukoza detare, e cila përmban një shumëllojshmëri të gjerë të mikroorganizmave dhe mund të lulëzojë kur ujërat e zeza, të pasura me lëndë ushqyese derdhen në ujin e detit.
Mukoza detare, është një llum i gjelbër që ndodh natyrshëm dhe formohet kur algat mbingarkohen me lëndë ushqyese si rezultat i motit të nxehtë dhe ndotjes së ujit.
“Shpresojmë se ne do të shpëtojmë detet tona nga problemi i mukozës. Frika ime është, nëse kjo zgjerohet në Detin e Zi. Ne duhet të veprojmë pa vonesë”, – tha presidenti Erdogan në një takim në qytetin lindor të Vanit.
Zyrtarët e ministrisë së Mjedisit deklaruan se qeveria bashkoi të gjitha palët e interesuara për një seminar për të hartuar një plan veprimi, për të mbrojtur detin.
Ekspertët gjithashtu lidhën sasitë në rritje të mukozës së detit me temperaturat e larta, që burojnë nga ndryshimet klimatike, si dhe shkarkimi i ujërave të zeza të patrajtuara në det. Ekspertët paralajmërojnë pse probleme të tilla ekologjike do të vazhdojnë nëse njerëzit nuk ndryshojnë sjelljen e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shkencëtarët zbuluan se bimët “njohin” orën
- A mund të jenë aeroportet me panele diellorë e ardhmja?
- Insekte në menu? Bashkimi Evropian miraton përdorimin e krimbave të verdhë në ushqime
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë