Lirohen nga burgu 3 të arrestuarit për vrasjen e Martin Çeços

15 Janar 2026 | 13:27

Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Blendi Angjo, të arrestuar për vrasjen e Martin Çeços më 12 qershor 2022 në Maliq, janë liruar nga qelia pas zëvendësimit të masës së sigurisë, nga arrest me burg në arrest shtëpi

Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Apelit në Tiranë për 3 të akuzuarit për vrasjen e 26-vjeçarit në Korçë

Tina Pajollari, e arrestuara tjetër po për të njëjtin krim, do vijojë masën e sigurisë arrest me burg.

Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë kishte dënuar më 10 shkurt 2025 të pandehurit me gjithsej 83 vite burg, duke u bazuar në kërkesën e Prokurorisë.

Konkretisht, Gjykata kishte dhënë këto dënime: Valter Mollaj 25 vjet burg, Edlir Mollaj me 23 vjet burg, Martina Pajollari me 20 vjet burg, ndërsa Blendi Angjo me 15 vjet burg.

Sipas mbrojtësve, nuk është paraqitur asnjë provë konkrete që të tregojë se Valter dhe Edlir Mollaj kanë kryer vrasjen.

Martin Çeço u gjet i mbytur dhe i hedhur në një rezervuar 12 Qershor 2022 në Kolavec të Maliqit, dy ditë pasi familja kishte humbur kontaktet me të.

Sipas hetimeve, shkaku i krimit ka qenë një lidhje e viktimës me Martina Pajollarin, e cila dyshohet se kishte nxjerrë në pritë Martin Çeçon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës, problematikë për dëmet në pyje-kullota

Në Gjirokastër po regjistrohen rastet e para të zjarreve të verës në pyje dhe kullota. Vatrat e zjarreve kanë shkaktuar dëme kryesisht në sipërfaqet me...
08:46 | 28/06/2026

Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme

Në këtë sezon vere Gjirokastra po përballet më një rritje të ndjeshme të fluksit të turistëve ndërkohë që kapacitetet hoteliere janë të pamjaftueshme për akomodimin...
08:26 | 28/06/2026

Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet. Ai...
22:39 | 27/06/2026