Zjarri në Hong Kong, numri përfundimtar i viktimave rritet në 168! Vijojnë hetimet

15 Janar 2026 | 15:26

Numri i të vdekurve nga zjarri vdekjeprurës në Hong Kong ka arritur në 168. Autoritetet të enjten theksuan se ky është një numër përfundimtar, pasi edhe procesi i identifikimit të viktimave ka përfunduar.

Zjarri që shkatërroi një kompleks apartamentesh shumëkatëshe në fund të nëntorit ishte zjarri më vdekjeprurës në një ndërtesë banimi në botë që nga viti 1980. Numri i mëparshëm, i përkohshëm, ishte 161 të vdekur.

“Të gjitha mbetjet dhe trupat e gjetur në vendngjarje janë identifikuar”, tha Chris Tang, shefi i sigurisë së Hong Kongut.

Ai shtoi se nuk kishte persona të tjerë të zhdukur.  Midis viktimave janë 110 igra dhe 58 burra, të moshës nga 6 muaj deri në 98 vjeç.

Flakët u përhapën shpejt në shtatë nga tetë kullat e kompleksit, të cilat ishin në proces rinovimi dhe ishin mbuluar nga një rrjetë mbrojtëse jo standarde që mund të ketë kontribuar në përhapjen e zjarrit.

Autoritetet ngritën një komision të pavarur, të kryesuar nga një gjyqtar, për të hetuar zjarrin. Policia tha se po vazhdon hetimin për zjarrin dhe se gjetjet do t’i paraqiten gjykatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit deklaroi të premten se Forca e tij Hapësinore ka goditur një bazë ushtarake amerikane në Kuvajt, në...
08:39 | 17/07/2026

Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale

Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi të premten se Kina synon të udhëheqë krijimin e një rendi të ri global për inteligjencën artificiale (IA), duke promovuar...
08:34 | 17/07/2026

Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik

Irani njoftoi se ka nisur një valë të re sulmesh ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik, pas natës së gjashtë radhazi të operacioneve ushtarake amerikane...
08:28 | 17/07/2026