Manaj ndryshon ekip! Kontratë sensacionale, 8 mln euro për dy vite, Euronews zbulon detajet

15 Janar 2026 | 16:59

Merkato e janarit i ka hapur rrugët sulmuesit të kombëtares shqiptare, Rei Manaj për të nisur një aventurë të re.

Kubi Sportiv në Euronews Albania, mëson ekskluzivisht se Manaj ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me klubin kinez Zhejiang FC, me një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon plus bonuse.

Ky transferim shënon një kapitull të ri në karrierën e ndërkombëtarit shqiptar jashtë Evropës, pas periudhës së fundit te Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku spikati me golat e tij.

Zhejiang synon të forcojë repartin ofensiv me përvojën ndërkombëtare të Manajt dhe të rrisë konkurrencën në kampionatin kinez.

Emri i sulmuesit të kombëtares u lidh me një rikthim në Turqi, por në fund Manaj ka vendosur të provojë një aventurë te re në Kinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Caktohet gjyqtari i gjysmëfinales së Botërorit Spanjë-Francë

FIFA ka konfirmuar se gjyqtari nga Salvadori, Iván Barton, do të ndajë drejtësinë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës 2026 ndërmjet Francës dhe...
10:48 | 13/07/2026

Messi flet për Anglinë: Do përballemi me një skuadër të shkëlqyer, asnjëherë nuk kam luajtur kundër tyre

Lionel Messi e pret me emocion të veçantë gjysmëfinalen e Kupës së Botës kundër Anglisë. Ylli argjentinas ka pranuar se kjo përballje ka një domethënie...
19:37 | 12/07/2026

FIFA e qartë: Anglia fitoi pastër, goli i Bellingham është i rregullt (VIDEO)

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) njoftoi sot se goli i parë i ekipit kombëtar të Anglisë në ndeshjen kundër Norvegjisë ishte i ligjshëm dhe se...
12:49 | 12/07/2026