“Grekët nuk janë pasardhës të Platonit dhe Aristotelit”, Çfarë shkruan mediat greke për deklaratat e Ramës

16 Janar 2026 | 15:22

Kryeministri Edi Rama ka shkaktuar reagime të shumta pas deklaratave të tij në konferencën e një dite më parë në Abu Dhabi ku shkëmbeu batuta me moderatorin amerikano-grek, John Defterios ku tha se grekët nuk janë pasardhës të Aristotelit dhe Platonit.

Shumë media greke kanë raportuar lidhur me këtë deklaratë të Ramës. Ndër mediat që shkruan lidhur me deklaratën e kryeministrit ështe edhe “Skai.gr” e cila e ka cilësuar Ramën provokues.

“Rama provokues: Grekët nuk janë trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të Platonit dhe Aristotelit”, është titulluar artikulli i shkruar nga Skai.

Nga ana tjetër edhe “Iefimerida.gr” ka shkruar lidhur me batutën e Ramës.

“Edi Rama: Grekët mendojnë se jeni pasardhës të Platonit dhe Aristotelit, por nuk jeni”, është titulli i medias greke.

“Kathimerini” i ka cilësuar deklaratat e Ramës si referenca të ashpra ndaj grekëve.

“Edi Rama: Grekët mendojnë se janë trashëgimtarë të Platonit dhe Aristotelit”, shkruan Kathimerimi në një artikull ku shprehet se Rama kishte komente të ashpra.

“Mikropragmata” nga ana tjetër në lajmin e publikuar ka nxjerrë në pah disa komente të shqiptarëve lidhur me deklarat e kryeministrit Edi Rama.

“Si i komentuan shqiptarët deklaratat e Edi Ramës për grekët”, shkruan media greke.

“Tovima.gr” shkruan se Rama ishte provokues, duke folur me përshkrime përçmuese për Greqinë dhe grekët.

“Sfida të reja Rama – “Ju nuk jeni pasardhës të Platonit dhe Aristotelit,” është titulli i Tovima.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse

Bashkimi Evropian ka dërguar ndihmë emergjente në Venezuelë pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin më 24 qershor, duke shkaktuar viktima dhe dëme të...
18:19 | 26/06/2026

Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite

Të paktën 55 vdekje u regjistruan dje nga shërbimet e urgjencës mjekësore (SAMU) në Paris, një shifër shumë herë më e lartë se mesatarja e...
17:34 | 26/06/2026

Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen po shqyrton një valë të re të madhe ristrukturimi në të cilën deri në 100,000 vende pune mund të shkurtohen...
17:01 | 26/06/2026