Policia gjobit mbi 250 drejtues makinash për parakalim të gabuara, apelon për kujdes në rrugë

6 Qershor 2021 | 20:19

Fluksi i shtuar i lëvizjeve pas nisjes së sezonit turistik në disa qytete të Shqipërisë këtë fundjavë ka nxitur policinë të shtojë patrullat në rrugë për të parandaluar aksidentet.

Sikurse njoftoi mbrëmjen e së dielës, policia gjobiti në pak orë të pasdites 256 drejtues makinash për parakalime të gabuara, teksa u pezulloi përkohësisht patentën 43 të tjerëve për thyerje të kufizimit të shpejtësisë dhe drejtimin në gjendje të dehur.

Lëvizja e mijëra qytetarëve nga Shqipëria dhe Kosova drejt zonave turistike të bregdetit si Durrësi apo Riviera e jugut bën që pasditen e së dielës të ketë trafik të rënduar, sidomos në rrugët hyrëse për në Tiranë dhe “Rrugën e Kombit”.

Për të parandaluar çdo rrezik dhe bllokim të mundshëm policia tha se kishte vendosur punonjës shtesë në hyrje të kryeqytetit, Elbasanit dhe Durrësit me “11 sektorët e policisë rrugore”.

Nga puna e zhvilluar vetëm gjatë pasdites janë gjobitur qindra persona teksa një 55-vjeçar (B.B inicialet) u arrestua pasi drejtonte një taksi në gjendje të dehur.

Policia apeloi që qytetarët të tregojnë kujdes duke shmangur rrugët që krijojnë trafik, të ruajnë qetësinë në drejtimin e makinave dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara me qëllim kapërcimin e karrexhatës.

“[…] shërbimet e policisë rrugore janë duke monitoruar sjelljen tuaj në rrugë,” – tha në njoftimin e saj policia.

Me shtimin e lëvizjeve gjatë muajt e verës shtohen ndjeshëm edhe aksidentet ku prej shkeljeve të rregullave të qarkullimit në shumë rrugë si rruga “Fushë-Krujë-Laç”, apo “Laç-Milot” shënohen edhe humbje jetësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026