Princi Harry dhe Meghan njoftojnë ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë
Princi Harry dhe Dukesha Meghan njoftuan të dielën për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë, një vajzë, të cilën thanë se do ta quajnë Lilibet për nder të Mbretëreshës Elizabeth dhe Princeshës Diana.
Më saktësisht Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor u lind mëngjesin e së premtes, 4 qershor, në një spital të Kalifornisë, mirëpo pallati mbretëror njoftoi lajmin vetëm të dielën.
“Si e ëma, po ashtu edhe vajza gëzojnë shëndet të mirë, dhe janë vendosur në shtëpi,” – tha në një deklaratë për shtyp familja mbretërore e Britanisë.
“Lili quhet në nder të stërgjyshes, Shkëlqesisë së Saj, Mbretëreshës, familja e së cilës e ka quajtur me përkëdheli Lilibet. Emri i ndërmjetëm Diana, është zgjedhur për të nderuar gjyshen e saj të dashur, Princeshën e Uellsit,” – u shpjegua më tej në deklaratën për shtyp.
Vajza Lili është fëmija e dytë e çiftit mbretëror që u janë martuar në Kështjellën Windsor në maj 2018. Ata kanë gjithashtu një djalë të quajtur Archie Harrison Mountbatten-Windsor.
Meghan dhe Harry kanë qenë tejet të rezervuar së fundmi pas intervistës që ata lëshuan për Oprah Winfrey ku treguan detaje të jetës së tyre në familjen mbretërore.
Në një nga rrëfimet, Harry dhe Meghan thanë se në oborrin mbretëror qenë ngritur pyetje rreth ngjyrës që do të kishte lëkura e fëmijës së tyre para se të lindte.
Meghan, një ish-aktore amerikane, tregoi se kishte qenë e tronditur dhe kishte pasur mendime të thella për vetëvrasje në periudhën kur ishte pjesë e familjes mbretërore.
Intervista u publikua në media një vit e gjysmë pasi dy anëtarët e familjes mbretërore deklaruan tërheqjen nga pretendimi për kurorën, duke u shpërngulur nga Mbretëria e Bashkuar për në Amerikën e Veriut.
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta