Aleati i ngushtë i Maduros largohet nga qeveria, Rodriguez shkarkon ministrin Saab
Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, njoftoi të premten se ka shkarkuar nga qeveria ministrin e Industrisë, Alex Saab. Saav konsiderohet një nga më besnikët e presidentit të rrëzuar Nicolas Maduro.
Biznesmeni i lindur në Kolumbi, i cili kishte forcuar dukshëm lidhjet midis industrive të naftës të Venezuelës dhe Iranit, vende ndaj të cilave u vendosën sanksione nga SHBA-ja, u emërua Ministër i Industrisë në dhjetor 2024.
Ai u largua nga qeveria më pak se dy javë pas kapjes së mentorit të tij në Karakas në operacionin ushtarak amerikan të 3 janarit.
“Falënderoj shokun tim Alex Saab për punën e tij në shërbim të vendit; ai tani do të marrë detyra të reja”, tha Rodriguez nëpërmjet Telegramit.
54-vjeçari në vitin 2021 u burgos në Shtetet e Bashkuara, të cilat e akuzuan atë për krijimin e një sistemi abuzimi me ndihmën humanitare në dobi të Maduro dhe qeverisë së tij.
Ai u shkëmbye në dhjetor 2023 me dhjetë amerikanë që ishin të burgosur në Venezuelë. Lirimi i tij u përshkrua si një “triumf” nga Maduro.
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
- 14:35 Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 14:14 Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)