Kryeministri spanjoll: Marrja e Groenlandës do bënte Putinin njeriun më të lumtur, legjitimon pushtimin e Ukrainës

18 Janar 2026 | 11:19

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se një pushtim amerikan i Grenlandës “do ta bënte Putinin njeriun më të lumtur në botë” në një intervistë të dielën.

Sanchez tha se çdo veprim ushtarak nga SHBA-të kundër ishullit të madh arktik të Danimarkës do të dëmtonte NATO-n dhe do të legjitimonte pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

“Nëse përqendrohemi te Groenlanda, duhet të them se një pushtim i atij territori nga SHBA-të do ta bënte Vladimir Putinin njeriun më të lumtur në botë. Pse? Sepse do të legjitimonte përpjekjen e tij për pushtimin e Ukrainës”, tha ai në një intervistë në gazetën La Vanguardia.

“Nëse Shtetet e Bashkuara do të përdornin forcën, kjo do të ishte kambana e vdekjes për NATO-n. Putini do të ishte dyfish i lumtur”, theksoi ai.

Presidenti Donald Trump të shtunën duket se ndryshoi qëndrim ndaj Groenlandës duke u zotuar të zbatojë një valë tarifash në rritje ndaj aleatëve evropianë derisa Shtetet e Bashkuara të lejohen të blejnë Groenlandën.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se tarifat shtesë prej 10% të importit do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt për mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Holanda, Finlanda dhe Britania e Madhe, të gjitha tashmë të nënshtruara ndaj tarifave të vendosura nga Trump.

Këto tarifa do të rriten në 25% më 1 qershor dhe do të vazhdojnë derisa të arrihet një marrëveshje që SHBA-të të blejnë Groenlandën, shkroi Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten

Me gjithë sanksionet e rënda ekonomike për vite e vite me radhë, iranianët ia kanë dalë ta sigurojnë kafshatën e gojës. Deri tani. Rritja e...
14:51 | 26/06/2026

Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë

Ministrja suedeze e Klimës dhe Mjedisit, Romina Pourmokhtari, është kthyer në qendër të vëmendjes pasi mori pjesë në një takim zyrtar duke mbajtur në krah...
14:45 | 26/06/2026

Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona

Rusia dhe Ukraina kryen të premten një shkëmbim tjetër të të burgosurve, ku secila palë ktheu 160 të burgosur lufte, thanë zyrtarë nga të dyja...
14:45 | 26/06/2026