Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

26 Qershor 2026 | 14:40

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të EUROPOL-it mbi bashkëpunimin e grupeve kriminale shqiptare me kartelin ekuadorian “Los Lobos” për trafikun ndërkombëtar të kokainës përmes kompanive të transportit të frutave.

Hoxha sqaron se organizata më e madhe kriminale në Ekuador është “Los Choneros” me rreth 20,000 anëtarë, ndërsa “Los Lobos” është rivalja kryesore e tyre me rreth 8,000 anëtarë. Sipas tij këto grupe nuk kanë një strukturë të mirëfilltë karteli si kolumbianët apo meksikanët, por funksionojnë më shumë si aleanca.

Ndër të tjera ai theksoi se grupet shqiptare atje janë të detyruara të zgjedhin anë, ose do të punojnë me njërën organizatë ose me tjetrën. Ai shtoi se nëse partneri lokal vritet, shqiptarët duhet të largohen menjëherë për të mos u shënjestruar nga rivalët si financues të kartelit.

“Grupet ekuatoriane janë më shumë të interesuara për trafikun brenda, ajo që quhet mikrotrafik atje. Sepse Ekuadori, duke mos qenë vend prodhues, është vend tranziti. Nuk prodhon kokainë dhe është i ndërvarur nga kartelet, nga kolumbianët.

Për shembull, lufta që dhe konflikti i armatosur që nisi mes shtetit dhe Los Choneros, se është organizata më e madhe, nisi për shkak se meksikanët ose kartelet meksikane ishin të interesuara për një përplasje aty. Dhe sa më i pasigurt të jetë Ekuadori, aq më lehtë e kanë ata, dhe të marrin ngarkesat me drogë dhe mundësisht t’i marrin dhe më lirë.

Përfitojnë. Gjithsesi, edhe pa këtë raport, jo që ky raport konfirmon edhe një herë çfarë kemi thënë në të kaluarën, sot ka prova bindëse që provojnë, po vijnë nga GJKKO-ja. Një rast, ishte direkt e provonte e nisur nga Ergys Dashi është vrarë.

Unë kam qenë te lokali ku Ergys Dashi u vra në Guayaquil. Pra, grupet shqiptare atje punojnë ose me njërën kartel, ose me tjetrën. Jo, nuk mund të punosh ashtu sepse ato janë kafshë territori atje dhe kanë territorin e ndarë dhe ti s’mund të punosh dot me të dyja.

Madje, në rastet kur partneri lokal, vritet, ti duhet të largohesh derisa të stabilizohet situata sepse kundërshtarët e tij të etiketojnë ty si sponsorizues apo financues i kartelit dhe të identifikojnë ty njëlloj me kundërshtarin e tyre”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
12:25 | 26/06/2026

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

Një dokument i Europol ka hedhur dritë mbi mënyrën se si karteli famëkeq i Ekuadorit, “Los Lobos”, ndërtoi një rrjet ndërkombëtar trafiku droge me shtrirje...
12:01 | 26/06/2026