Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
26 Qershor 2026 | 12:01

Një dokument i Europol ka hedhur dritë mbi mënyrën se si karteli famëkeq i Ekuadorit, “Los Lobos”, ndërtoi një rrjet ndërkombëtar trafiku droge me shtrirje në Evropë, ku rol kyç kishte edhe një grup kriminal shqiptar.

Sipas dosjes, organizata përdorte kompani eksporti frutash për të kamufluar dërgesat e kokainës, ndërsa droga fshihej në kontejnerë me ngarkesa të ligjshme që mbërrinin në portet më të rëndësishme evropiane.

Hetimi zbulon se sinjalizimet për kontejnerë të dyshimtë çuan në operacione të koordinuara dhe sekuestrime të mëdha, ndërsa autoritetet identifikuan një bashkëpunim të konsoliduar mes kartelit ekuadorian dhe një rrjeti kriminal shqiptar.

Sipas dokumentit, anëtarët e grupit shqiptar udhëtonin vazhdimisht drejt Ekuadorit për të negociuar marrëveshjet e trafikut, ndërsa qelizat kriminale të vendosura në disa shtete të Bashkimit Evropian organizonin logjistikën dhe shpërndarjen e kokainës në tregun evropian.

Dokumenti e paraqet këtë bashkëpunim si pjesë të një skeme të sofistikuar të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, ku kompanitë e eksportit përdoreshin si fasadë për të fshehur aktivitetin kriminal dhe për të depërtuar në tregun evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me një konflikt të regjistruar në qytetin e Durrësit. Policia bën...
11:47 | 21/07/2026

Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

Këtë të martë është zhvilluar seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së. Pas nisjes së...
11:39 | 21/07/2026

Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan kanë zbuluar detaje të reja...
11:31 | 21/07/2026