Dokumenti: Anëtarësia në bordin e paqes për Gazën kushton 1 miliard dollarë, nëse shtetet duan të jenë të përhershme

18 Janar 2026 | 15:16

Një projekt-statut i dërguar nga administrata amerikane rreth 60 vendeve u bën thirrje anëtarëve të kontribuojnë 1 miliard dollarë në para të gatshme nëse dëshirojnë që anëtarësia e tyre të zgjasë më shumë se tre vjet, sipas dokumentit të parë nga Reuters.

“Shteti anëtar do të shërbejë për një mandat jo më të gjatë se tre vjet nga hyrja në fuqi e këtij Statuti, me mundësi rinovimi nga Kryetari,” thuhet në dokument, i cili u raportua fillimisht nga Bloomberg News.

“Mandati trevjeçar i anëtarësisë nuk do të zbatohet për shtetet Anëtare që kontribuojnë më shumë se 1,000,000,000 dollarë amerikanë në fonde monetare për Bordin e Paqes brenda vitit të parë nga hyrja në fuqi e Statutit.”-thuhet në dokument.

Kujtojmë se ditën e djeshme është bërë e ditur publikisht sipas një njoftimi zyrtar të Kryeministrit Edi Rama se dhe Shqipëria është anëtare e këtij bordi.

/Reuters

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti

Autoriteteve britanike ka të ngjarë tu duhet një vit për të përfunduar hetimet e tyre ndaj vëllait të vogël të Mbretit Charles, Andrew Mountbatten-Windsor, dhe...
19:58 | 04/06/2026

Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor

Hezbollahu nisi sulme ndaj trupave izraelite që operojnë në Libanin jugor në ditën e parë të një armëpushimi të brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e...
19:56 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026