Aksidenti hekurudhor në Spanjë, reagon Papa Leo: Ngushëllime dhe shërim të shpejtë të plagosurit
Papa Leo XIV ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e aksidentit hekurudhor që ndodhi në Spanjën jugore të dielën. Në një telegram të lëshuar nga Vatikani, Papa shprehu gjithashtu urimet e tij më të ngrohta për një shërim të shpejtë për të plagosurit.
Ai tha se ishte thellësisht i tronditur nga kjo ngjarja tragjike. Në mesazhin e tij, Papa gjithashtu inkurajoi ekipet e shpëtimit të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ofruar ndihmë dhe lehtësim për të prekurit, ndërsa dha edhe Bekimin e tij.
Aksidenti ndodhi të dielën në mbrëmje pranë qytetit të Adamuz, kur dy trena që shkonin në Madrid dolën nga shinat dhe përfunduan në shina të kundërta, duke u përplasur me një tren në kalim
Autoritetet spanjolle deri më tani kanë konfirmuar numrin e të vdekurve në 39 persona , por thanë se numri përfundimtar mund të rritet. Shërbimet e urgjencës trajtuan 122 persona të plagosur , 48 prej të cilëve janë ende në spital. Shkaku i aksidentit mbetet nën hetim.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi