Nis me tensione sesioni i ri parlamentar, deputetët e PD bllokojnë foltoren

19 Janar 2026 | 17:20

Ka nisur me debate nga opozita seanca e parë e sesionit të ri parlamentar për vitin 2026. Deputetët e opozitës janë ngritur nga karriget dhe janë afruar pranë foltores në momentin që kryetari Niko Peleshi ka nisur fjalën përshëndetëse.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetë e tjerë të PD kanë kërkuar largimin nga salla të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kryetari i PD Sali Berisha është lidhur live me Facebookun e tij dhe ka mbajtur një fjalë në të njëjtën kohë që Peleshi mbante fjalën hyrëse të seancës.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i dha ultimatum opozitës për reformën zgjedhore dhe territoriale.

Balla deklaroi se nëse deri javën tjetër, deputetët e opozitës nuk do të paraqiten në komision, ndryshimet do bëhen vetëm nga deputetët e mazhorancës.

Në një fjalë të mbajtur jashtë Kuvendit kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i bëri thirrje që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi të thërrasë sa më parë Këshillin e Rregullores dhe Mandateve lidhur me çështjen e Belinda Ballukut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij

Shtetet anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) shkarkoi nga detyra kryeprokurorin Karim Khan të premten, thanë diplomatët për Associated Press, duke shënuar shkarkimin e parë...
08:25 | 25/07/2026

“Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

Donald Trump ka thënë se bisedimet diplomatike me Iranin po vazhdojnë dhe po shkojnë “mirë”, por këmbënguli se “nuk mund të ketë armë bërthamore”. Presidenti...
08:18 | 25/07/2026

Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona

Autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e pothuajse 60,000 njerëzve pranë Bordeaux, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të cilëve u është thënë të...
07:59 | 25/07/2026