Gjykata e Dibrës lë në burg dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e Artur Lleshit në 2018
Gjykata e Dibrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për dy vëllezërit Klodjan dhe Klement Kruca. Ata u arrestuan në qytetin e Gjirokastrës dhe dyshohen si autorë të vrasjes së Artur Lleshit në vitin 2018, ndërsa trupi i të ndjerit u gjet në vitin 2019 në një tunel, në fshatin Zogjaj të Bulqizës.
Sipas burimeve zyrtare, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërsa dy të dyshuarit do të qëndrojnë në paraburgim.
Policia dhe Prokuroria po punojnë për dokumentimin e plotë. Dy vëllezërit Kruca, u arrestuan nga policia në Gjirokastër. Operacioni u krye nga Policia e Dibrës, pasi kishte siguruar prova se dy të dyshuarit strehoheshin në Gjirokastër.
Gjatë kontrollit të banesave të dy vëllezërve, u gjetën dhe u sekuestruan: 2 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 thikë, 3 krehra, municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse janë përdorur në vrasjen e vitit 2018 apo në ngjarje të tjera kriminale.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta