Më 17 shkurt protestë në Prishtinë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së
Në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të organizohet protestë më 17 shkurt, në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Protesta pritet të mbahet në Prishtinë dhe këtë herë organizohet nga platforma “Liria ka emër”, raporton KosovaPress.
Fillimisht ishte raportuar se protesta do të organizohej nga kategoritë e dala nga lufta, por KosovaPress mëson se Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) nuk do të jetë pjesë e bashkëorganizimit. Sipas burimeve, arsyeja lidhet me faktin se kjo organizatë nuk dëshiron të përfshihet në iniciativa që mund të kenë ngjyrime partiake.
Ndërkohë, platforma “Liria ka emër” ka njoftuar se ditën e nesërme, në orën 13:30, do të mbajë një konferencë për media, ku do të trajtohen çështje që lidhen me aktivitetet dhe qëndrimet e saj.
Gjatë vitit të kaluar janë organizuar pesë protesta me thirrjen “Drejtësi për Çlirimtarët”, të cilat janë mbajtur në Prishtinë, Hagë, Tiranë, Strasburg dhe Shkup.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta