Burgim i përjetshëm për vrasësin e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe

21 Janar 2026 | 08:19

Autori që vrau ish-kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, është dënuar me burgim të përjetshëm. Vendimi u mor tre vjet e gjysmë pasi autori qëlloi për vdekje ish-liderin gjatë një tubimi në qytetin e Narës në vitin 2022.

Prokurorët thanë se Tetsuya Yamagami meritonte burgim të përjetshëm për aktin e tij të rëndë. Vrasja e Abes tronditi vendin ku praktikisht nuk ka asnjë krim me armë zjarri. Duke kërkuar ulje të dënimit, ekipi mbrojtës i Yamagami tha se ai ishte viktimë e “abuzimit fetar”.

“Gjithçka është e vërtetë. Nuk ka dyshim se e bëra unë këtë”, tha Yamagami në ditën e parë të gjyqit të tij në tetor 2025.

Vdekja e Abe-s ndërsa mbante një fjalim në mes të ditës nxiti hetime mbi Kishën e Unifikimit dhe praktikat e saj të dyshimta, duke përfshirë kërkimin e donacioneve që shkatërronin financiarisht nga drejtuesit e saj.

Rasti nxori në pah gjithashtu lidhje me politikanë nga Partia Liberale Demokratike në pushtet në Japoni dhe rezultoi në dorëheqjen e disa ministrave të kabinetit.

Motra e Yamagamit dha një dëshmi mbi rrethanat e tmerrshme që ajo dhe vëllezërit e motrat e saj duruan për shkak të përfshirjes së thellë të nënës së tyre në kishë.

“Yamagami ishte sigurisht një ‘viktimë’ e neglizhencës prindërore dhe vështirësive ekonomike të shkaktuara nga Kisha e Unifikimit, por kjo nuk i shpjegon, e lëre më t’i justifikojë, veprimet e tij”, tha Ushiyama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026