VanHorn takon ministren Sala: Teknologjia amerikane mund të përmirësojë cilësinë e shëndetësisë

21 Janar 2026 | 20:24

E ngarkuara me punë e SHBA Nancy VanHorn, zhvilloi ditën e sotme një takim me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala.

Ambasada amerikane, përmes një postimi në Facebook bën me dije se në këtë takim, i pari zyrtar i zhvilluar mes VanHorn dhe ministres Sala, diskutimet u përqendruan në përdorimin e inovacionit dhe transparencës për transformimin e kujdesit shëndetësor.

“Në takimin e tyre të parë zyrtar, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala diskutuan se si inovacioni dhe transparenca mund të transformojnë kujdesin shëndetësor. Ato eksploruan se si kompanitë farmaceutike dhe teknologjia amerikane mund të përmirësojnë ofrimin dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore publike për të gjithë”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026