Lufta në Ukrainë: Putin do të takohet sot me të dërguarit e SHBA-së, Witkoff dhe Kushner
Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi të mërkurën, se do të takohet këtë të enjte me të dërguarin special të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndrin dhe këshilltarin e Donald Trump, të cilët janë ngarkuar me negocimin e kushteve të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë me Ukrainën , e cila ka vazhduar për gati katër vjet.
Ky takim konsiderohet vendimtar, vetëm disa orë pasi presidenti amerikan tha se një zgjidhje për luftën në Ukrainë është mjaft afër.
Presidenti rus, sipas agjencive të lajmeve, tha gjithashtu gjatë një takimi të këshillit të sigurisë kombëtare të Rusisë se mund të diskutojë me të dërguarit amerikanë përdorimin e mundshëm të aseteve të ngrira ruse për rindërtimin e zonave të shkatërruara nga lufta.
“Kjo mundësi është duke u diskutuar me përfaqësuesit e qeverisë amerikane. Mendoj se ata janë në një pikë tani ku mund të punojnë së bashku dhe të arrijnë një marrëveshje”, tha Trump, duke iu referuar Putinit dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ai tha gjithashtu se do të diskutonte përdorimin e disa prej këtyre burimeve me Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas , me të cilin planifikon të takohet gjithashtu këtë të enjte.
Putin theksoi se i kishte udhëzuar Ministrisë së Jashtme të studionte ftesën e Trump për t’u bashkuar me “Këshillin e Paqes” që është në themelim e sipër dhe se një përgjigje do të jepej në kohën e duhur.
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës