Negociatori ukrainas takohet me Kushner dhe Witkoff në Davos
Negociatori ukrainas, Rustem Umerov përmes një postimi në Telegram ka bërë me dije se u takua me dhëndrin e presidentit të SHBA-së, Jared Kushner, dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff në Davos.
Ai theksoi se diskutimet e tyre u përqendruan në zhvillimin ekonomik, planet e pasluftës për Ukrainën dhe garancitë e sigurisë. Witkoff u takua dje në Davos edhe me zyrtarin rus Kirill Dmitriev.
Trump pritet të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Davos të enjten, sipas dy personave të njohur me çështjen. Witkoff ka deklaruar se do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin këtë të enjte.
Ai theksoi se janë rusët ata që po kërkojnë takimin. Sipas tij kjo është një deklaratë e rëndësishme nga pala ruse.
Javën e kaluar, Kremlini njoftoi se po përgatitej të mirëpriste Witkoff dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Moskë për bisedime paqeje mbi Ukrainën, duke shtuar se nuk ishin caktuar data.
Umerov tha javën e kaluar se bisedimet me zyrtarët amerikanë për zgjidhjen e luftës gati katërvjeçare me Rusinë do të vazhdojnë në Forumin Ekonomik Botëror këtë javë në vendpushimin zviceran të Davosit.
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës