Danimarka: Rutte nuk mund të negociojë për Groenlandën
Qeveria daneze ka deklaruar se Mark Rutte “nuk mund të negociojë në emër të Danimarkës ose të Groenlandës”, në sfondin e “marrëveshjes kornizë” për ishullin Arktik të njoftuar pas takimit të Donald Trump me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dje.
Konkretisht, kryeministrja daneze Mette Frederiksen përshëndeti progresin e arritur në lidhje me çështjen e Groenlandës, por theksoi se situata mbetet “e vështirë dhe serioze” .
“Vetëm Danimarka dhe Groenlanda mund të marrin vendime për çështjet që i shqetësojnë ato. Ne mund të negociojmë të gjitha çështjet politike – sigurinë, investimet, ekonominë – por nuk mund të negociojmë sovranitetin tonë”, tha ajo.
Me një ton të ngjashëm, ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, deklaroi se Rutte “nuk mund të negociojë një marrëveshje” në emër të Danimarkës ose Groenlandës.
Megjithatë, ai shtoi se sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake po punon “me përkushtim për të ruajtur unitetin brenda NATO-s” dhe është “shumë pozitive” që aleanca dëshiron të bëjë më shumë për të forcuar sigurinë në Arktik. “Ne jemi në një pozicion shumë më të mirë sot sesa ishim dje”, tha ai.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor