Mbi 3.500 sportistë pritet të zbarkojnë në Kosovë për Lojërat Mesdhetare
Prishtina do të jetë mikpritëse e Lojërave Mesdhetare 2030, edicioni i XXI-të i këtij kompeticioni shumëdisiplinor, që do të zhvillohet nga 24 korriku deri më 4 gusht 2030.
Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë mbi 3.500 sportistë nga 26 shtete të rajonit mesdhetar, duke garuar në 33 sporte të ndryshme, ndërsa një pjesë e disiplinave ujore, konkretisht garat e lundrimit, do të zhvillohen në Durrës të Shqipërisë, shkruan KosovaPress.
E drejta e organizimit iu dha Prishtinës më 8 shtator 2023, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare në Heraklion të Greqisë.
Kandidatura e Kosovës fitoi mbështetje të gjerë, duke shënuar një moment historik për shtetin, i cili për herë të parë do të organizojë një ngjarje kaq të madhe sportive ndërkombëtare, që nga anëtarësimi në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2014.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur