Italia shijon rihapjen, pronarët e bizneseve në Venecia: Askush nuk mund të na ndalë
Banorë dhe turistë shijuan kafe dhe ushqim në lokalet pranë Kanalit të Madh të Venecias, teksa rajoni i Venetos u kthye në “zonë të bardhë”, me kufizime të lehtësuara në maksimum dhe vetëm me mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancimit social në fuqi.
Një çift pati fat sepse data e dasmës së tyre përkoi me ditën kur filloi aplikimi i zonës së bardhë. Pas muajsh të tërë ndryshimi planesh për shkak të kufizimeve, ishte koha që të sapomartuarit Alessandro Vianello dhe Milica Ljumovic të gëzonin ditën e tyre.
“Mendoj se kemi qenë me fat, sepse pasi na u desh për një kohë të gjatë të shtynim dasmën, në fund zgjodhëm atë që rezultoi data e duhur”, u shpreh Alessandro Vianello.
Në restorantet përgjatë kanalit, tavolinat ishin të mbushura me banorë dhe turistë që shijonin pica ose një koktej nën rrezet e diellit.
Lehtësimi i kufizimeve u ka dhënë pronarëve të bizneseve lokale shpresën se gjërat do të kthehen gradualisht në normalitet. Mes tyre është edhe Klodian Mihaj, që emigroi në Itali nga Shqipëria kur ishte vetëm 3 vjeç.
“Jam optimist, jam i sigurt se lëvizja do të rifillojë. Do të na duhet pak kohë që të kthehemi në nivelet e 2 apo 3 viteve më parë, por jam i sigurt, e di që do të kthehemi në ato nivele”, tha z. Mihaj.
Për disa banorë, fundi i pandemisë erdhi. Ata shprehen se tashmë askush nuk mund t’i ndalë të hapin bizneset e tyre.
“Edhe nëse e provojnë, nuk do t’ia dalin”, thonë ata.
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)