Putin: 1 miliard dollarë për “Bordin e Paqes” të Trump nëse SHBA zhbllokon asetet ruse
Presidenti rus, Vladimir Putin mësohet se diskutoi mundësinë e dhurimit të 1 miliard dollarëve për “Bordin e Paqes” të homologut të tij amerikan, Donald Trump gjatë takimit me të dërguarin special, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner. Por kjo “dhuratë” e Putin vjen me disa kushte pasi ai kërkon në këmbim që disa asete ruse të zhbllokohen nga SHBA-të.
“Gjatë shkëmbimit të pikëpamjeve mbi Bordin e Paqes, u theksua gatishmëria jonë për të drejtuar një miliard dollarë në buxhetin e kësaj organizate nga asetet ruse të ngrira nga administrata e mëparshme amerikane”, u tha gazetarëve ndihmësi i politikës së jashtme të Kremlinit, Yury Ushakov.
Ushakov shtoi se pjesa tjetër e fondeve nga ato rezerva, të cilat u ngrinë pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në vitin 2022, mund të drejtohen drejt rindërtimit të territoreve të prekura gjatë operacioneve luftarake.
“Kjo do të ndodhte vetëm pasi të përfundohej një traktat paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës”, shtoi ai.
Trump të enjten në Davos me disa liderë botëror nënshkruan themelimin e “Bordit të Paqes” për Gazën. Ai u ofron shteteve anëtare vende të përhershme për një çmim prej 1 miliard dollarësh. Putin, i cili është ftuar të bashkohet me bordin, ende nuk e ka firmosur nënshkrimin.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve