Starmer: Pretendimi i Trump për trupat britanike në Afganistan është ofendues
Kryeministri britanik Keir Starmer tha sot se pretendimet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump se trupat britanike nuk ishin në vijën e frontit në Afganistan ishin “fyese dhe të tmerrshme” dhe sugjeroi që Trump të kërkojë falje.
“I gjej deklaratat e Presidentit Trump ofenduese dhe sinqerisht të tmerrshme. Nuk më çudit që (me deklaratën e tij) ata shkaktuan kaq shumë dhimbje te të dashurit e atyre që vdiqën ose u plagosën”, tha Starmer, duke shtuar se nëse do të kishte thënë diçka të ngjashme, “ai me siguri do të kërkonte falje”, raporton Sky News.
Downing Street njoftoi më parë se Trump kishte “gabuar” që minimizoi rolin e NATO-s dhe trupave britanike në Afganistan, dhe zëdhënësi i kryeministrit britanik tha se forcat britanike shërbyen përkrah Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në “operacione të vazhdueshme luftarake” në atë vend.
Zëdhënësi i Starmer përmendi 457 ushtarët britanikë të vrarë në Afganistan dhe “qindra” të plagosur, duke thënë se britanikët ishin “jashtëzakonisht krenarë” për forcat e tyre të armatosura dhe se “shërbimi dhe sakrifica e tyre nuk do të harrohen kurrë”.
Në një intervistë me Fox News në Davos, Trump përsëriti kritikat kur foli për NATO-n, duke thënë se nuk ishte i sigurt nëse aleanca ushtarake do të ishte aty për SHBA-në nëse do të kishin ndonjëherë nevojë për të.
“Ne kurrë nuk kemi pasur nevojë për ta. Ata do të thonë se dërguan disa trupa në Afganistan… dhe ashtu bënë, qëndruan pak prapa, pak jashtë vijave të frontit”, tha Trump.
Veteranët britanikë të luftës dhe familjet e tyre, si dhe deputetët e të gjitha partive, reaguan ndaj deklaratës se trupat e NATO-s mbetën “pak jashtë vijave të frontit” në Afganistan.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë