“2 luanë drejt Venecias”, komedia dramatike shfaqet për publikun në Tiranë

7 Qershor 2021 | 20:03

“2 luanë drejt Venecias” është një film me regji dhe skenar të Jonid Jorgjit, që vjen premierë për publikun e Tiranës në datat 8-12 qershor.

Komedia dramatike, me nuanca humori, është në fakt një produksion me pjesëmarrje jo vetëm shqiptare, por edhe italiane, çeke, angleze dhe greke.

Promovimi i këtij filmi bëhet në amfiteatrin e Tiranës.

“Ideja ka lindur 3 vite më parë, kur në fillim vere nisa ta shkruaj. Në vitin 2019 nismë xhirimet por periudha që donim ta nxirrnim ishte në mars të vitit të kaluar por për shkak të pandemisë e kemi shtyre”, shprehet Joergji.

Filmi flet për dy kineastë shqiptarë që gjatë rrugës me makinë nga Bari për në Venecia takohen me dy aktore të filmave për të rritur.

Në çdo moment të filmit janë bashkë drama dhe komedia. Aktorët kryesorë janë Vasjan Lami dhe Kastriot Çaushi dhe dy aktore italiane.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026