Droni ukrainas goditi një depo nafte ruse, 150 ekipe shpëtimi luftojnë me zjarrin
Rreth 150 ekipe shpëtimi dhe 40 pajisje emergjente po luftojnë për të dytën ditë me një zjarr të shkaktuar në një depo nafte në qytetin rus të Penzës, pas rënies së mbeturinave të një droni ukrainas në territorin e depos, njoftoi të shtunën guvernatori i rajonit, Oleg Melnichenko.
“Detyra më e rëndësishme është të frenojmë zjarrin. Ne duhet të luftojmë jo vetëm me flakët, por edhe me motin e ftohtë,” shkroi Melnichenko në Telegram, duke shtuar se u ngrit një pikë ngrohjeje për ekipet e shpëtimit. Fatmirësisht, asnjë person nuk u lëndua gjatë incidentit.
Sipas autoriteteve, sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan katër dronë ukrainas mbi rajonin e Penzës më 23 janar, por mbetjet e njërit ranë në depos së naftës dhe shkaktuan zjarrin. Veçoria e këtij lloji zjarri është se produktet e naftës duhet të digjen plotësisht para se të mund të shuhen.
Për momentin, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës vijojnë përpjekjet për të kontrolluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre.
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës