Policia operacion në Veri të Kosovës, gjenden armë dhe municione

25 Janar 2026 | 16:46

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar këtë të diele municion dhe granata dora në veri të vendit. Mësohet se municionet u gjetën një shtëpi të braktisur në Zveçan.

Sipas njoftimit të policisë, një person i ka informuar lidhur me rasti ku më pas u krye operacioni. Sipas policisë janë sekuestruar 9 granata dore, 538 fishekë, 3 karikatorë për armë automatike. Ende nuk ka të arrestuar ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjen.

“Më datë 25.01.2026, rreth orës 11:20, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, pas pranimit të informacionit nga qytetarët se në një lokacion në fshatin Rudar i Vogël, komuna e Zveçanit, mund të gjendeshin armë dhe municion, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në një shtëpi të braktisur dhe të pabanuar, gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar: · 9 granata dore, 538 fishekë, 3 karikatorë për armë automatike”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026