Obama: Të shtënat në Minneapolis duhet të jenë një thirrje zgjimi për çdo amerikan

25 Janar 2026 | 20:00

Barack dhe Michelle Obama kanë reaguar lidhur me vrasjen e Alex Pretti-t në rrugët e Minneapolis, Ata u shprehën se kjo situatë duhet të jetë një thirrje zgjimi për çdo amerikan, pavarësisht nga partia.

Ish-presidenti dhe zonja e parë lëshuan një deklaratë të gjatë të dielën në lidhje me të shtënat fatale dhe denoncuan veprimet agresive të zbatimit të ligjit për emigracionin në Minesota. Ata i kërkuan administratës Trump të rishqyrtojë qasjen e saj.

“Agjentët federalë të zbatimit të ligjit dhe të imigracionit kanë një punë të vështirë. Por amerikanët presin që ata të kryejnë detyrat e tyre në një mënyrë të ligjshme dhe të përgjegjshme dhe të punojnë me, në vend që të punojnë kundër, zyrtarëve shtetërorë dhe vendorë për të siguruar sigurinë publike”, shkruan ata.

“Kjo nuk është ajo që po shohim në Minesota. Në fakt, po shohim të kundërtën”, thuhet në deklaratë.

Sipas tyre presidenti dhe zyrtarët aktualë të administratës duket se janë të etur ta përshkallëzojnë situatën. Çifti Obama vlerësoi protestat paqësore në Minneapolis dhe në të gjithë vendin, duke i quajtur ato një kujtesë në kohën e duhur dhe se është detyrë e secilit qytetar të flasë kundër padrejtësisë dhe të mbrojë liritë themelore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi

Presidenti libanez Joseph Aoun ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara do të informohen për qëndrimin libanez për armëpushimin menjëherë sapo të marrin përgjigje...
15:55 | 04/06/2026

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026