Të shtëna me armë në Berlin, gjenden 5 të plagosur brenda një apartamenti
Të shtëna me armë janë regjistruar këtë të diele në Berlin ku si pasojë janë plagosur 5 persona. Mësohet se të shtënat janë regjistruar në një apartament në lagjen Tiergarten. Dy prej tyre raportohet se janë plagosur rëndë dhe janë në gjendje kritike .
Policia thuhet se ka arrestuar më shumë se një të dyshuar , pa dhënë detaje rreth numrit apo identitetit të tyre. Çështja pritet të merret përsipër nga një njësi speciale për vrasje.
Një nga të plagosurit arriti të shkonte vetë në spitalin aty pranë për të kërkuar ndihmë. Në vendin e ngjarjes, ekipet e shpëtimit dhe mjekët i dhanë ndihmën e parë një gruaje të plagosur rëndë, një burri dhe dy personave të tjerë, të cilët u dërguan në spitale .
Policia vazhdon të ruajë zonën përreth spitalit me forca të forta, si dhe vendin e ngjarjes, i cili mbetet i bllokuar . Operacioni i autoriteteve është duke vazhduar.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset