India do të ulë tarifat për makinat në 40% pas marrëveshjen tregtare me BE-në

26 Janar 2026 | 12:04

India planifikon të ulë tarifat për makinat e importuara nga Bashkimi Evropian në 40% nga nivelet aktuale deri në 110%, thanë autoritetet. Ky veprim është më i madhi deri më tani për të hapur tregun e madh të automobilave të Indisë, ndërsa Nju Delhi dhe Brukseli i afrohen njoftimit të një marrëveshjeje të gjerë të tregtisë së lirë që mund të finalizohet që të martën.

Qeveria e kryeministrit Narendra Modi ka rënë dakord të ulë menjëherë tarifat e importit për një numër të kufizuar makinash nga BE-ja me 27 anëtarë, me një çmim importi prej më shumë se 15,000 eurosh. Tarifat do të ulen më tej gradualisht në 10%, thanë burimet, duke lehtësuar aksesin për prodhuesit evropianë të makinave si Volkswagen, Mercedes-Benz dhe BMW në tregun indian.

India dhe Bashkimi Evropian pritet të njoftojnë të martën përfundimin e viteve të negociatave të vështira mbi marrëveshjen e tregtisë së lirë, e cila tashmë quhet “nëna e të gjitha marrëveshjeve”.

Marrëveshja pritet të nxisë tregtinë dypalëshe dhe të rrisë eksportet indiane të produkteve të tilla si tekstilet dhe bizhuteritë, të cilat janë goditur nga tarifat prej 50% të SHBA-së të vendosura që nga fundi i gushtit.

India është tregu i tretë më i madh i automobilave në botë për nga shitjet, pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, por industria vendase mbetet një nga më të mbrojturat në botë. Nju Delhi aktualisht vendos tarifa prej 70% dhe 110% për makinat e importuara, nivele që janë kritikuar vazhdimisht nga drejtuesit e industrisë së automobilave, përfshirë CEO-n e Teslës, Elon Musk.

Si pjesë e marrëveshjes, India ka propozuar uljen e tarifave në 40% për rreth 200,000 makina në vit me motorë me djegie të brendshme, një veprim i përshkruar si më agresivi deri më tani për të hapur industrinë. Megjithatë, kufiri specifik i kuotave mund të rishikohet para marrëveshjes përfundimtare.

Automjetet elektrike do të përjashtohen nga uljet e tarifave për pesë vitet e para, me qëllim mbrojtjen e investimeve nga grupet vendase si Mahindra & Mahindra dhe Tata Motors në sektorin në zhvillim. Pas pesë vitesh, makinat elektrike pritet të ndjekin një rrugë të ngjashme të uljes së tarifave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026