Tregtarët e Tregut Industrial mësyjnë në Bashki, kërkojnë takim me përfaqësuesit vendorë

27 Janar 2026 | 09:01

Tregtarët e Tregut Industrial në Vlorë janë mbledhur këtë mëngjes përpara Bashkisë, ndërsa më pas kanë hyrë në ambientet e saj, ku kanë kërkuar takim dhe diskutim me përfaqësuesit vendorë.

Shkak për këtë reagim është projekti që pritet të zhvillohet në zonën ku ata aktualisht ushtrojnë aktivitetin, për ndërtimin e një tregu të ri.

Tregtarët kërkojnë garanci që të mos mbeten pa punë dhe që bashkia t’u sigurojë një vend të përshtatshëm për zhvendosjen e aktivitetit të tyre, në mënyrë që të vijojnë punën pa ndërprerje.

Ata theksojnë se janë të hapur për dialog, por presin një zgjidhje konkrete dhe afatgjatë nga institucionet përgjegjëse.

Brenda bashkisë së Vlorës tregtarët kanë pasur një takim me nënkryetaren e bashkisë Irena Toshkallari, e cila i ka sqaruar për mënyrën se si do të veprohet në vazhdim.

Pas takimit me nënkryetaren ata janë larguar dhe kanë përfunduar protestën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026