“Sponsorizimet”, Braçe-Klosit: Të mbështesim futbollin, jo padelin
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe replikoi me deputetin Blendi Klosi lidhur me ligjin e sponsorizimeve gjatë seancës së sotme në Kuvend.
Klosi vlerësoi aktin normativ që mbështet një sport të ri siç është ai i padelit, i cili është një nga sportet më të përhapura sot në Evropë dhe ndihmon në përmirësimin e imazhit të vendit.
“Nëse Shqipëria sot pozicionohet në hartën e sporteve moderne si padeli, kjo forcon imazhin e një vendi dinamik, konkurrues. Sporti nuk është më një luks por një mundësi e artë zhvillimi”, tha Klosi.
Menjëherë pas fjalës së Klosit reagoi Braçe, i cili u shpreh se paratë publike nuk mund të ndahen sipas preferencave të deputetëve apo ministrave për sporte të caktuara.
Sipas tij, 2,2 ml euro për kuota pjesëmarrje në sportin e padelit janë shumë, në një kohë që siç tha futbolli një sport masiv në Shqipëri që është duke vdekur, ka nevojë për investim.
“Jemi në seancën e aktit normativ, kur flasim për para publike nuk bëhet sipas afeksionit që një deputet ka për secilin sport. Këto para nuk janë për të mbështetur sportin por për kuota pjesëmarrjeje. 2,2 mln euro për kuota janë shumë, nëse flasim për sporte moderne futbolli është një nga sporte që po jep shpirt. Superliga po mbahet gjallë nga presidentët e klubeve. Të mbështesin sportin masiv në Shqipëri, siç është futbolli, po jo te padeli as te ping-pongu”, tha Braçe.
Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
Aksident në Shëngjin, makina përplaset me murin rrethues të një banese dhe me 2 makina të parkuara (VIDEO)
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë