Mbi 20 mijë biznese të reja u hapën në 2025-ën, gjysma në Tiranë
Në vitin 2025, numri i bizneseve të reja ka njohur rritje. Qendra Kombëtare të Biznesit pranoi 20,800 regjistrime nga 17 500 në vitin 2024.
Shpërndarja gjeografike tregon se Tirana vijon të mbajë peshën kryesore me 11,200 biznese të reja, e ndjekur nga Durrësi me 2,200 subjekte, Vlora me 1,900 Fieri 1,200 biznese, ndërsa regjistrime të konsiderueshme janë shënuar edhe në qarqet e tjera .
Sa i përket aktiviteteve ekonomike, numri më i lartë i regjistrimeve i përket tregtisë me shumicë dhe pakicë, përfshirë riparimin e automjeteve, ndjekur nga akomodimi, ndërtimi, aktivitetet profesionale dhe informacioni e komunikacioni.
Në fushën e lejeve dhe licencave, gjatë vitit 2025 janë lëshuar 2,000 licenca të reja, kryesisht për shërbime mjekësore dhe stomatologjike, prodhim dhe tregti ushqimore, farmaci, aktivitete të lidhura me automjetet, operatorë turistikë dhe shitje me shumicë të ushqimeve me origjinë shtazore.
Një element i rëndësishëm i vitit 2025 është edhe përfshirja e grave në sipërmarrje, ku 6,600 subjekte rezultojnë të drejtuara nga femra.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti