Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje, rrugët drejt fshatrave turistikë mbeten të hapura

29 Janar 2026 | 12:43

Reshjet e dëborës janë rikthyer në juglindje të vendit, duke përfshirë me intensitet të ulët disa segmente rrugore malore.

Borë ka pasur kryesisht në aksin Boboshticë–Dardhë, pa krijuar probleme për qarkullimin.

Autoritetet rrugore kanë ndërhyrë, duke kryer pastrimin dhe kriposjen e rrugës, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e saj.

Sipas burimeve zyrtare, qarkullimi vijon normalisht dhe rrugët drejt fshatrave turistikë të juglindjes janë të hapura.

Turistët dhe vizitorët që dëshirojnë të vizitojnë zonat malore nuk hasin vështirësi, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri për çdo situatë që mund të krijohet nga kushtet e motit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim

Qeveria italiane ka ngritur alarmin pasi 80 ampula fentanil janë vjedhur nga farmacia e spitalit Israelitik në Romë, pa asnjë shenjë hyrjeje me forcë. Sasia...
16:29 | 05/07/2026

Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa

Një zjarr i madh që shpërtheu në komunën e Oraiokastros, pranë qytetit portual të Selanikut në Greqi, ka përfshirë një zonë industriale, duke shkaktuar dëme...
15:55 | 05/07/2026

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë të bashkisë Fier. Pas njoftimit nga banorët, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë...
15:17 | 05/07/2026