British American Tabacco shpallet një nga punëdhënësit më të mirë për të nëntin vit radhazi

29 Janar 2026 | 15:11

Organizata ndërkombëtare prestigjioze Top Employer Institute e ka shpallur British American Tobacco (BAT) një nga 17 punëdhënësit më të mirë në botë për të nëntin vit radhazi.

Certifikimi global Top Employer vlerëson punëdhënësit që zbatojnë praktikat më të mira të punësimit, duke u mundësuar punonjësve të zhvillohen si në aspektin personal ashtu edhe atë profesional, ndërkohë që arrijnë rezultate të larta në biznesin e tyre.

Pas marrjes së këtij vlerësimi, Corra Koppe-Starenberg, Drejtoresha Ekzekutive e Burimeve Njerëzore në BAT, u shpreh:

“Njohja si Top Employer global për të nëntin vit radhazi – dhe marrja e këtij vlerësimi në një numër rekord prej 44 tregjesh të certifikuara – është një moment krenarie për BAT. Ky sukses pasqyron angazhimin tonë të palëkundur për të krijuar një mjedis gjithëpërfshirës, fuqizues dhe me performancë të lartë, ku njerëzit tanë mund të rriten dhe të zhvillohen.

Suksesi ynë varet nga punonjësit tanë dhe do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e tyre dhe në kulturën tonë, teksa transformojmë biznesin dhe realizojmë vizionin A Better Tomorrow™ (Një e ardhme më e mirë)”

Me veprimtari në 125 vende/rajone, Top Employer Institute është autoriteti global i certifikimit, krahasimit dhe konsulencës në fushën e burimeve njerëzore. Programi i tyre certifikon organizatat bazuar në rezultatet e Sondazhit për Praktikat më të Mira të Burimeve Njerëzore, i cili mbulon gjashtë fusha me 20 tema, përfshirë Strategjinë e Punonjësve, Vendin e Punës, Rekrutimin e Talenteve, Mësimin, Diversitetin, Barazinë dhe Përfshirjen, si dhe Mirëqenien.

Duke komentuar çmimet e këtij viti, Adrian Seligman, CEO i Top Employer Institute, deklaroi:

“Arritja e statusit Global Top Employer në vitin 2026 është një sukses i jashtëzakonshëm që pasqyron ekselencën individualisht në vendet ku operon dhe, mbi të gjitha, praktikat e qëndrueshme për punonjësit në nivel rajonal dhe global. BAT ka demonstruar një aftësi të rrallë për të harmonizuar strategjinë e saj të burimeve njerëzore në nivel global, duke ofruar njëkohësisht përvoja domethënëse dhe të përshtatura lokalisht për punonjësit në çdo treg të certifikuar – një tipar kyç i organizatave që sigurojnë performancë të lartë biznesi, lëvizshmëri të talenteve dhe qëndrueshmëri të fuqisë punëtore. Jemi jashtëzakonisht krenarë të vazhdojmë partneritetin me ta, ndërsa ata sjellin frymën e ekselencës në komunitetin global të Burimeve Njerëzore.”

BAT është një nga vetëm 17 kompanitë që kanë marrë certifikimin global Top Employer. Filialet e BAT u njohën gjithashtu si punëdhënës liderë në një numër rekord prej 44 vendesh në Europë, Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë.

Top Employer Institute i ndan këto çmime duke analizuar praktikat e burimeve njerëzore të kompanive në gjashtë fusha kryesore: Menaxhimi Strategjik, Krijimi i Transformimit, Tërheqja e Punonjësve, Zhvillimi i Fuqisë Punëtore, Angazhimi i Punonjësve dhe Bashkimi i Punonjësve përmes Kulturës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026

Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri

Prishja e armëpushimit SHBA-Iran ka rikthyer rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ndërsa efektet kanë nisur të ndihen edhe në tregun vendas. Në...
16:25 | 22/07/2026