Rikthehet në funksionim Platforma e Fiskalizimit, Tatimet sqarojnë procedurat për tatimpaguesit

Tatimet
29 Janar 2026 | 15:37

Administrata Tatimore njofton se problematika e konstatuar ditët e fundit në aksesimin e Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është zgjidhur. Sipas njoftimit zyrtar, platforma është rikthyer në funksionim të plotë që prej pasdites së sotme, 28 janar, dhe aktualisht operon normalisht.

Megjithatë, për qëllime sqaruese dhe orientuese, si dhe duke marrë shkas nga vështirësitë e hasura gjatë këtyre ditëve, Administrata Tatimore rikujton procedurat që tatimpaguesit duhet të ndjekin në rastet kur, për arsye objektive, hasen probleme në fiskalizimin e faturave, me synim garantimin e vijimësisë së aktivitetit dhe respektimin e detyrimeve ligjore.

Tatimpaguesit që përdorin software për lëshimin e faturave
Rreth 139 mijë tatimpagues që përdorin software fiskalizimi duhet të vijojnë normalisht me lëshimin e faturave edhe në rastet kur ato nuk pajisen menjëherë me kodin unik NIVF. Në momentin e rikthimit të plotë të platformës, faturat e pafiskalizuara duhet të fiskalizohen, duke u siguruar që secila faturë të pajiset me kodin përkatës.

Tatimpaguesit pa software fiskalizimi

Rreth 3 mijë tatimpagues që nuk disponojnë software dhe përdorin Platformën Qendrore për lëshimin e faturave, mund të pajisen me një zgjidhje software të përshtatshme për aktivitetin e tyre ose t’i drejtohen Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse për t’u pajisur me bllokun e veçantë të faturave, në përputhje me ligjin nr. 87/2019. Ky bllok përdoret edhe në rast defekti apo ndërprerjeje të plotë të sistemit elektronik, ndërsa faturat e lëshuara përmes tij duhet të raportohen brenda afateve ligjore.

Fiskalizimi në rastet e zhdoganimit të mallrave

Për zhdoganimet, afati ligjor për fiskalizim është 7 ditë nga data e daljes së mallit në qarkullim të lirë. Në rast tejkalimi të këtij afati për shkak të vështirësive teknike, Drejtoritë Rajonale Tatimore do të shqyrtojnë rastet individualisht.

Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve të ndjekin me vëmendje udhëzimet e dhëna, për të garantuar përmbushjen e detyrimeve ligjore në fuqi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026