Trump bisedë telefonike me Sheinbaum, presidenti amerikan zbulon se çfarë diskutuan

29 Janar 2026 | 21:14

Presidenti amerikan, Donald Trump këtë të enjte njoftoi se ka zvilluar një bisedë telefonike me homologen meksikane Claudia Sheinbaum. Trump e cilësoi telefonatën si produktive. Sipas tij ata diskutuan lidhur me tregtinë dhe ndërprerjen e trafikimit të drogës.

“Pata një bisedë telefonike shumë produktive me Presidenten Claudia Sheinbaum të Meksikës. Shkoi jashtëzakonisht mirë për të dy vendet. Pjesa më e madhe e saj u përqendrua në kufi, ndalimin e trafikut të drogës dhe tregtinë”, shkroi Trump në Truth Social .

“Do të flasim përsëri së shpejti dhe, në fund të fundit, do të caktojmë takime në vendet tona përkatëse. Meksika ka një udhëheqës të mrekullueshëm dhe shumë inteligjent – Ata duhet të jenë shumë të lumtur për këtë”, shtoi ai.

Sheinbaum shkroi se me Trump ranë dakord që të dy vendet do të vazhdojnë të punojnë së bashku.

Kjo telefonatë vjen në një kohë kur Trump ka shkëmbyer kritika të ashpra me presidentin kanadez Mark Carney, duke kërcënuar me tarifa 100% nëse vendi arrin një marrëveshje me Kinën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026