I dolën biseda me Jeffrey Epstein, jep dorërheqjen Lajčák i dërguari i dialogut Kosovë-Serbi
Ish-ministri i jashtëm sllovak, Miroslav Lajčák, i cili ka shërbyer edhe si i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka dhwnw dorwheqjen nga posti i këshilltarit të kryeministrit të Sllovakisë. Kryeministri Robert Fico (Smer) ka pranuar dorëheqjen e tij. Fico tha se “nuk kam parë kaq shumë hipokrizi kohët e fundit” dhe mbrojti Lajčák, i cili vendosi të largohet për shkak të komunikimit me Jeffrey Epstein.
Lajčák u shpreh se nuk ka marrë pjesë, nuk ka qenë dëshmitar dhe nuk ka pasur informacion për asnjë veprim të paligjshëm seksual. Ai theksoi se bisedat e publikuara me Epstein ishin të shkurtra, joformale dhe pa përmbajtje reale, dhe se nëse do të kishte ditur më parë për krimet e Epstein, nuk do të kishte pasur asnjë komunikim me të, raportohet në media.
Opozita dhe partneri i koalicionit SNS kishin kërkuar largimin e Lajčák nga pozita e këshilltarit. Ai ka deklaruar se do të diskutojë personalisht me kryeministrin për dorëheqjen, për të shmangur që Fico të përballet me pasoja politike për diçka që nuk ka lidhje me vendimet e tij.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar më shumë se tre milionë faqe dokumentesh në lidhje me çështjen Epstein, ku përmenden figura të njohura publike, përfshirë presidentin e SHBA Donald Trump, ish-presidentin Bill Clinton dhe ish-ministrin e jashtëm sllovak Lajčák.
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta