U arrestuan nga ICE, 5-vjeçari Liam dhe babai i tij lirohen! Kthehen në shtëpi në Minneapolis

1 Shkurt 2026 | 21:26

5-vjeçari, Liam Conejo Ramos i cili u arrestua rreth 10 ditë më parë nga agjentët e Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Minesota, u kthye këtë të diele në shtëpi.

Arrestimi i djalit në një bastisje në Minneapolis shkaktoi zemërim në të gjithë vendin dhe më gjerë pasi i publikuan pamjet të vogëlushit me një agjent të veshur me të zeza në sfond. Dje, një gjyqtar i Teksasit vendosi që djali të lirohej, së bashku me të atin. 

Përfaqësuesi Joaquin Castro , një demokrat nga Teksasi, në një postim në “X” shpërndau një foto të djalit me prindërit e tij.

“Një baba dhe bir u liruan të shtunën nga një qendër paraburgimi familjar në Teksas dhe u kthyen në Minesota këtë mëngjes nga Castro. Nuk do të ndalemi derisa të gjitha familjet, të gjithë fëmijët, të jenë kthyer në shtëpi”, tha ai.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) tha se djali u arrestua gjatë një bastisjeje që synonte të atin. ICE është përballur me kritika për metodat e saj, të cilat konsiderohen brutale, dhe për vdekjen e dy protestuesve të qëlluar nga agjentët federalë në Minneapolis në janar.

Zëvendëspresidenti J.D. Vance tha se djali u mor në paraburgim nga ICE pasi babai i tij, të cilin Vance e përshkroi si një emigrant pa dokumente, iku për të shmangur arrestimin nga agjentët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s

Autoritetet turke kanë kryer qindra arrestime, kanë ndaluar protestat dhe kanë kufizuar liritë e medias përpara samitit të ardhshëm të NATO-s në Ankara, me aktivistët...
12:04 | 27/06/2026

Luftë brenda elitës ruse? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi

Ilia Traber, 75 vjeç, i njohur me nofkën “Antikuari”, konsiderohej për vite me radhë si një nga njerëzit më të paprekshëm në Shën Petersburg. Ai...
11:50 | 27/06/2026

Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

Presidenti amerikan Donald Trump prezantoi të premten pasaportat koleksionuese që mbajnë portretin e tij, të cilat do të qarkullojnë në një numër të kufizuar në...
09:06 | 27/06/2026