Trump lançon projektin “Vault” prej 12 miliardë dollarësh, për rezervat e mineraleve

2 Shkurt 2026 | 19:27

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të lançojë një rezervë strategjike të mineraleve kritike, me një financim fillestar prej 12 miliardë dollarësh nga Banka Amerikane e Eksport-Importit (EXIM), sipas një zyrtari të administratës Trump të njohur me planin.

Investimi përfaqëson përpjekjen më të fundit të Uashingtonit për të kundërshtuar atë që politikëbërësit amerikanë e konsiderojnë si manipulim kinez të çmimeve të litiumit, nikelit, metaleve të rralla dhe mineraleve të tjera kritike. Këto materiale janë jetike për produkte si automjetet elektrike, teknologjitë e avancuara dhe sistemet e armëve me teknologji të lartë, ndërsa çmimet e ulëta kanë vënë në vështirësi kompanitë amerikane të minierave prej vitesh.

Iniciativa e quajtur Project Vault do të kombinojë kapital privat me një kredi 10 miliardë dollarëshe nga Banka EXIM, për të blerë dhe grumbulluar minerale kritike që do t’u vihen në dispozicion prodhuesve të automjeteve, kompanive të teknologjisë dhe industrive të tjera.

Pas publikimit të lajmit, aksionet e disa kompanive të mineraleve të rralla dhe kritike, përfshirë MP Materials dhe USA Rare Earth Inc, shënuan rritje në tregjet financiare.

Bordi drejtues i Bankës EXIM pritet të votojë më vonë gjatë së hënës për autorizimin e kredisë 15-vjeçare prej 10 miliardë dollarësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti iranian: 6 miliardë dollarë të aseteve të ngrira në Katar do të kthehen

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka deklaruar se gjysma e aseteve të ngrira të Iranit që mbahen në Katar do të kthehen në Teheran. Pezeshkian këtë...
19:12 | 29/06/2026

Të sëmurët dhe të plagosurit në Gaza nuk kanë qasje në trajtim mjekësor

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, deri tani duhet të lejoheshin pothuajse 21,000 persona të largoheshin nga enklava. Kjo ishte shifra e premtuar në marrëveshjen...
18:59 | 29/06/2026

Zyrtari i lartë libanez kritikon marrëveshjen e ndërmjetësuar me Izraelin

Kryetari i Parlamentit të Libanit, Nabih Berri kritikoi të hënën marrëveshjen e ndërmjetësuar nga SHBA-ja midis Izraelit dhe Libanit, duke thënë se ajo nuk do...
18:43 | 29/06/2026