Infantino: FIFA po shqyrton heqjen e ndalimit për ekipet ruse
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në një intervistë me Sky News, tha se federata botërore e futbollit po shqyrton heqjen e ndalimit për klubet dhe ekipet kombëtare ruse nga pjesëmarrja në të gjitha garat ndërkombëtare, i cili u vendos pas pushtimit të Ukrainës.
Gianni Infantino theksoi rëndësinë e “dhënies së mundësisë vajzave dhe djemve nga Rusia për të luajtur futboll në pjesë të tjera të Evropës”. “Ky ndalim nuk ka arritur asgjë, vetëm ka krijuar më shumë urrejtje dhe frustrim”, theksoi presidenti i FIFA-s, duke shtuar:
“Ne duhet ta përcaktojmë në kushtetutën tonë që nuk duhet ta ndalojmë kurrë asnjë vend të luajë futboll për shkak të veprimeve të udhëheqësve të tij politikë. Mendoj se në botën e ndarë në të cilën jetojmë, ne kemi nevojë për mundësi ku njerëzit mund të bashkohen për pasionin e tyre për futbollin”.
Ai tha gjithashtu se është kundër një ndalimi në Izrael, duke thënë se një veprim i tillë do të përbënte një “disfatë”.
Kur u pyet për ata që bëjnë thirrje për bojkot të Kupës së Botës 2026 në SHBA për shkak të shqetësimeve në lidhje me politikat e Presidentit Trump për imigracionin dhe çështjet e sigurisë, ai tha se nuk ka kurrë thirrje për bojkot nga bizneset ose në nivel diplomatik.
Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit
Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, siguron një vend në raundin tjetër
Përfundon pa gola ndeshja në San Francisko, Australia siguron kualifikimin pas barazimit me Paraguain
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
- 10:02 TikTok dhe YouTube çaktivizojnë 4.7 milionë llogari fëmijësh në Indonezi pas kufizimeve të qeverisë