Trump tha se kërkon një marrëveshje me Iranin, bie nafta! Si ndikoi dialogu Trump-Khamenei në çmimin e ‘arit të zi’?
Çmimet e naftës ranë me më shumë se 3% në tregtimin e hershëm aziatik, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ishte i hapur për një marrëveshje me Iranin, pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme të këtij të fundit për veprime ushtarake.
Sipas mediave të huaja, nafta e papërpunuar amerikane West Texas Intermediate (WTI) ra me 3.4%, në 62.99 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar Brent u ul me 3.2%, në 67.09 dollarë për fuçi, pas komenteve të presidentit amerikan.
Të dielën, Presidenti Trump tha se shpresonte të arrinte një marrëveshje me Iranin, vetëm disa orë pasi Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se çdo sulm i SHBA-së ndaj Republikës Islamike do të shkaktonte një luftë rajonale.
“Shpresoj se mund të bëjmë një marrëveshje. Nëse nuk e bëjmë, do të shohim nëse (Khamenei) ka të drejtë apo jo. Ne kemi anijet më të mëdha dhe më të fuqishme në botë atje,” tha Trump, në përgjigje të komenteve të Khameneit.
Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell