Coronavirus, shtohet frikshëm numri i të vdekurve në Itali, 27 vdekje brenda 24 orësh

4 Mars 2020 | 07:35

Spanja ka konfirmuar vdekjen e parë nga coronavirusi COVID-19 këtë të martë, ndërsa numri i të vdekurve në Itali ka kërcyer në 79, duke u shtuar me 27 brenda 24 orëve.

Viktima në Spanjë rezultoi vetëm pas autopsisë që kishte pasur coronavirus COVID-19.

Ministri i shëndetësisë, Salvador lla, tha se nuk ishin në atë fazë që të kërkonin mbylljen e shkollave.

Ai theksoi që bëhej fjalë për një kalim sporadik të sëmundjes në zona shumë specifike të vendit.

Ndërkohë, turizmi ka pësuar humbje në Itali, me gati 90% të prenotimeve të anuluara. Kanalet e Venecias janë parë të boshatisura.

2020 03 02T223903Z 107908801 OWJPVP37C0CTX6IZ2XKBAA2GHA66IYF RTRMADP BASEIMAGE 960X540 CHINA HEALTH ITALY VENICE ROUGH CUT

Përmbledhje e situatës me coronavirusin

 ➤ OBSH tha të martën se janë verifikuar 90.893 raste personash të infektuar në të gjithë botën, dhe janë  regjistruar 3110 të vdekr.

➤ Kina raportoi 129 raste të reja, numri më i ulët që nga 20 janari.

➤ 80% e rasteve në vende të tjera, jashtë Kinës, vijnë nga tri vende: Kore e Jugut, Itali dhe Iran

➤ Italia është vendi më i prekur në Europë, me 79 të vdekur. Franca ka 4 t vdekur

➤ Zvicra ka vënë ushtrinë në karantinë pasi një ushtar rezultoi me coronavirus

➤ OBSH thotë se keqpërdorimi i lajmeve po shkakton mungesë ilaçesh

➤ SHBA uli interesat për të ndihmuar ekonominë që pësoi rënie për shkak të virusit

➤ Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik paralajmëroi se Europa mund të rikthehet në recesion

Nëpër Europë janë dhënë paralajmërime se virusi mund të përhapet edhe më shumë në ditët në vazhdim, në Britani e vende të tjera.

Komisionerja e BE-së për shëndetin, Stela Kiriakidu, tha se Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e sëmundjeve e kishte rritur nivelin e rrezikut, teksa blloku përpiqet të bashkërendojë përpjekjet për të penguar përhapjen.

Zyrtarët në Itali, ku numri i vdekjeve dhe i të prekurve vazhdon të jetë i lartë, thonë se duhen ende ditë për të kuptuar nëse kanë funksionuar masat e karantinës në qytezat e veriut.

Franca, e cila ka numrin më të madh të rasteve në Europë pas Italisë, u bëri thirrje banorëve që të mos i japin dorën personave që të takojnë dhe të mos shkojnë në evenimente me grumbullime të mëdha njerëzish.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026