A ka gisht Berisha në zgjedhjet brenda PD? Tabaku: Një fjalë e tij mund të ndryshojë disa gjëra

8 Qershor 2021 | 21:47

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u pyet nga kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Aleksandër Çipa për rolin që mund të ketë ish-kryetari i saj historik Sali Berisha në zgjedhjet e brendshme të 13 qershorit.

Në përgjigjen e saj, znj. Tabaku theksoi se këtë gjë e ka pohuar publikisht vetë z. Berisha se nuk është i përfshirë në këtë proces pasi nuk ka asnjë kompetencë vendimmarrëse në Partinë Demokratike.

“Ju e keni dëgjuar vetë z. Berisha. z. Berisha është figurë kryesore e PD dhe nuk ka asnjë dyshim që mendim i tij ka shumë rendësi edhe për anëtarësinë. Një fjalë e tij mund të ndryshojë disa gjëra. Ai e ka thënë vetë publikisht se nuk ka qenë i përfshirë. Unë të jap edhe shembullin tim personal që kam shkuar për t’u këshilluar për diçka dhe më ka thënë se nuk di të të orientojë se nuk jam vendimmarrës në PD”, tha ajo.

Ajo u shpreh në “Ilva Now” se në Partinë Demokratike ka një garë dhe kjo është bërë e mundur falë strategjisë dhe frymës që ka futur Lulzim Bashës.

“Në PD ka jetë pse sot është kryetar Lulzim Basha dhe ka lejuar këtë debat pse është kryetar ai”, tha Tabaku.

Pyetur nga ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni nëse vendimi i DASH për shpalljen “non grata” të Sali Berishës dhe familjen e tij e ka ndihmuar apo jo PD-në, për këtë znj. Tabaku dha këtë shpjegim:

“Njoftimi i DASH për Sali Berishën nuk ka lidhje vetëm me të si individ, por ka lidhje edhe më të shkuarën e PD, me arritjen që ka pasur PD. Unë nuk bie dakord për të dhe unë besoj që  z.Berisha do t’i shkojë deri në fund dhe unë besoj se ai është një politikan, që i shkon deri në fund asaj. Nuk besoj se ishte ai vendimi i duhur që duhej marrë, nuk besoj se e priste askush, madje as Sali Berisha”, tha znj. Tabaku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021