Presidenti i SHBA bllokon pasurinë për zyrtarët që cenojnë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor
Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka firmos një urdhër ekzekutiv, përmes të cilit synon bllokimin e pasurive të personave që sipas autoriteteve amerikane kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe u ndalon atyre hyrjen në SHBA.
Më saktësisht bëhet fjalë për rishikimin e një urdhri ekzekutiv të vitit 2001, i cili më parë përfshinte shtetet e ish-Jugosllavisë, por që tashmë do të përfshijë edhe Shqipërinë.
Në urdhrin ekzekutiv të Biden bien në sy pikat:
- 1(a) Të gjithë pronat apo interesat mbi pronat që janë në SHBA, që vijnë në të ardhmen në SHBA, ose që vijnë në të ardhmen në pronësi apo në kontroll të një personi në SHBA do të bllokohen dhe nuk mund të transferohen, paguhen, eksportohen, tërhiqen, nga asnjë person i përcaktuar nga Departamenti i Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit.
- (i) si përgjegjës apo bashkëpunëtor, që ka qenë i angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejt, në shkelje, apo vepra që cenojnë paqen, sigurinë, stabilitetin apo integritetin territorial të çdo zone apo shteti në Ballkanin Perëndimor.
- (ii) si përgjegjës apo bashkëpunëtor, që ka qenë i angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejt, në veprime apo politika që cenojnë proceset apo institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor.
- (iii) si përgjegjës apo bashkëpunëtor, që ka qenë i angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejt, në akte që shkojnë kundër apo cenojnë implementimin e sigurisë rajonale, paqes, bashkëpunimit, ose marrëveshjet apo kornizat e njohjes së ndërsjella, ose mekanizmat e llogaridhënies që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor, përfshi Marrëveshja e Prespës të 2018; Marrëveshja e Ohrit 2001, Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244; Marrëveshja e Dejtonit; përfshi këtu përfundimet e Komisionerit të Lartë, Këshillit të Implementimit të Paqes, apo Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte për ish-Jugosllavinë.
- (iv) si përgjegjës apo bashkëpunëtor, që ka qenë i angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejt, në raste serioze të shkeljeve me të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor.
Vendimi vjen pak ditë pasi Departamenti i Thesarit Amerikan shpalli “non grata” disa biznesmenë nga Bulgaria. Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli në muajin maj si person “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij.
Urdhri ekzekutiv i Presidentit Biden u përcoll edhe nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila thekson se lufta kundër korrupsionit është thelbi i sigurisë kombëtare të SHBA.
Pres. Biden has expanded the scope of EO 13219 (Blocking Property of Persons Who Threaten Int’l Stabilization Efforts in W. Balkans) to include Albania. Note Sec.1(a)(ii), (v), (vi), and (vii). Countering corruption is a core US national security interest. https://t.co/aWtnVSmrxG
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 8, 2021
LEXONI GJITHASHTU:
Kongresmeni Zeldin kërkon nga Blinken informacione specifike pse u shpall Berisha “non grata”
SHBA shpall non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij
Ish-kryeministri Sali Berisha padit për shpifje Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken
Historiku i marrëdhënieve mes SHBA dhe ish-kryeministrit Berisha
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin