Akuzohet për spiunazh, arrestohet punonjësi i ministrisë polake të Mbrojtjes në Varshavë

3 Shkurt 2026 | 22:26

Autoritetet polake kanë arrestuar një punonjës të Ministrisë së Mbrojtjesnë Varshavë nën dyshimin për spiunazh. 60-vjeçari dyshohet se spiunonte për Rusinë. Sipas raportit, i dyshuari kishte mbajtur pozicione administrative në departamentin e strategjisë dhe planifikimit të Ministrisë së Mbrojtjes që nga vitet 1990.

Shërbimet e inteligjencës ruse kanë një interes të veçantë në Poloni, një vend i vendosur në krahun lindor të NATO-s dhe një qendër kyçe për transportin e ndihmës ushtarake në Ukrainë.

Varshava ka akuzuar Moskën për “luftë hibride” që përfshin, ndër të tjera, spiunazh, sabotim, ndërhyrje me dronë në hapësirën ajrore polake, si dhe një rritje të flukseve të migracionit nga Bjellorusia.

Një 50-vjeçar polak, ish-ushtar, është dënuar me tre vjet e gjysmë burg për spiunazh për Rusinë. Burri u arrestua në prill 2024 për mbikëqyrje të aeroportit në qytetin e Rzeszow, në Poloninë lindore.

Ky aeroport, i cili është afërsisht 70 kilometra larg kufirit ukrainas, ka rëndësi strategjike për transportin e ndihmës ushtarake në Ukrainë.

Në udhëtimet e tij jashtë vendit, Zelensky zakonisht preferon të marrë trenin për të kaluar kufirin ukrainas dhe të hipë në një aeroplan qeveritar në Rzeszow të Polonisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pezullohen disa shoferë tramvaji në Milano, kishin krijuar një grup ku ndanin foto të pasagjereve. Nisin hetimet

Një grup shoferësh tramvaji në Milano janë pezulluar nga puna për shkak të një hetimi mbi një grup në WhatsApp, në të cilin dyshohet se ata...
15:06 | 17/06/2026

Parlamenti Europian miraton ligjin e ri për deportimin e emigrantëve

Parlamenti Europian ka miratuar një ligj të ri që synon të përshpejtojë kthimin e emigrantëve pa të drejtë qëndrimi në Bashkimin Europian, në një votim...
14:27 | 17/06/2026

Valë e re e të nxehtit, sa do të shënojnë temperaturat në Francë

Franca po përballet me një valë të re të nxehti që pritet të përfshijë pjesën më të madhe të vendit nga e mërkura, me temperatura...
13:05 | 17/06/2026