Haradinaj në Kongresin Amerikan: Kosova, e rreshtuar kudo me SHBA-në
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nisur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me pritjen që ia bëri kongresisti republikan nga Teksasi, Pete Sessions.
Haradinaj, i tha Sessions se si falënderuese ndaj SHBA-së për ndihmën e dhënë, Kosova është gati ta ndjek atë në çdo angazhim.
“Jemi krenarë për historinë tonë, për atë që kemi kaluar dhe se ku gjendemi sot. Dhe tani, besoj se jemi të gatshëm t’i bashkohemi Shteteve të Bashkuara në të gjitha aspektet e angazhimit të tyre global, përfshirë edhe anëtarësimin tonë në NATO. Po, ne jemi të vegjël, NATO tashmë është tek ne, por ne jemi gati të bashkohemi dhe jemi gati të shërbejmë me bijtë dhe bijat tona kudo në botë”, tha ai.
Haradinaj është i ftuar të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit “National Prayer Breakfast”, si dhe në aktivitete të tjera zyrtare dhe takime me përfaqësues politikë nga vende të ndryshme.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur