Rama prezanton Projektin e Garancisë Rinore: 65 milionë euro për të rinjtë

4 Shkurt 2026 | 11:47

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Thirrjen e 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për studentët e ekselencës. Ai vlerësoi rëndësinë e këtij programi, i cili gjatë 9 viteve të fundit ka punësuar përfundimisht rreth 1,600 persona në administratën shtetërore.

“Ky program ka sjellë në administratë burime njerëzore cilësore, që kanë potencial të zhvillohen dhe të jenë nesër drejtues të sektorëve dhe departamenteve,” tha Rama.

Kreu i ekzekutivit prezantoi gjithashtu Projektin e Garancisë Rinore, në bashkëpunim me Komisionin Europian, që synon të identifikojë dhe aktivizojë të rinjtë me potencial, duke ofruar mbështetje ekonomike, trajnim profesional dhe mundësi reale punësimi. Projekti ka një fond prej rreth 65 milionë eurosh.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës ofroi vitin e kaluar 1,401 praktika, ku mbi 600 të rinj morën eksperiencë në institucionet publike dhe rreth 250 prej tyre morën kontrata 1-vjeçare. Praktikantët kanë marrë kompensim financiar prej 10,000 lekësh në muaj për tre muaj.

Rama i inkurajoi të rinjtë që nuk fituan një vend të mos ligështohen: “Ky proces është bazuar në meritë. Edhe kur bëhet vlerësimi nga njerëzit, ka anën subjektive, por të gjithë duhet të vazhdojnë të angazhohen.”

Në këtë event, 350 studentë të përzgjedhur morën kontrata 1-vjeçare punësimi në administratën shtetërore, ndërsa Rama i inkurajoi të rinjtë e tjerë që të vazhdojnë përpjekjet e tyre në konkurse të ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë

Për të 26-ën ditë me radhë kanë vijuar protestat e aktivistëve dhe qytetarëve para Kryeministrisë. Edhe këtë të enjte, pjesëmarrës të shumtë morën fjalën për...
21:13 | 25/06/2026

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026

Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 26-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:50 | 25/06/2026